Vritet një ushtar amerikan në Irak, lirohen 70 pengje

22/10/2015 18:10

Një ushtar amerikan ka mbetur i vdekur në Irak mëngjesin e kësaj të enjteje pranë qytetit Hawija. Mediat amerikane raportojnë se ushtari u vra në një operacion të përbashkët amerikano-irakian për lirimin e 70 pengjeve kurdë të mbajtur nga militantët e Shtetit Islamik.

“New York Times” raporton se operacioni nisi mëngjesin e së enjtes në një krahinë të përbërë ktyesisht nga kurdë në provincën e Kirkukut.

Nëse vdekja e ushtarit konfirmohet, atëherë ai do të jetë ushtari i parë amerikan i vrarë gjëtë operacioneve kundër ISIS që nisën gjatë vitit të kaluar. Pritet që Pentagoni të dalë së shpejti me një deklaratë në lidhje me operacionin.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se në operacion morën pjesë ushtarë amerikanë, forcat speciale kurde, si dhe trupa ushtarake irakiane.

“Ata bllokuan rrugën dhe më pas kanë bastisur vendin, ndërsa arritën të lironin pengjet”, tha Najmaldin Karim, guvernatori i Kirkukut për “New York Times”.

Gjatë javëve të fundit, forcat kurde janë ndeshur me militantët e ISIS në tentativë për të rimarrë kontrollin e fshatrave në provincën e Kirkukut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA