Rikthimi i reshjeve të shiut ka sjellë sërish përmbytje në rajonin juglindor. Pesë familje në qytetin e Pogradecit në orët e para të mëngjesit janë gëdhirë në mes të ujit, i cili ka përmbytur banesat e tyre.
Banorët me fëmijë mes të cilëve një foshnje tre muajshe kanë mbetur në qiell të hapur pasi ambientet ku ata jetonin janë mbuluar nga uji, i cili u ka shkatërruar gjithë pajisjet e shtëpisë.
Shkak i përmbytjes duket se është bërë devijimi i ujrave të stadiumit të qytetit në kanalizimet e këtyre banesave. Banorët të mbetur në mëshirë të fatit tregojnë se nuk kanë ku të shkojnë dhe apelojnë për ndihmë.
Përvec këtyre familjeve ujrat e shumtë kanë vërshuar edhe në rrugët e qytetit duke sjellë vështirësi për kalimtarët dhe mjetet.
Top Channel