Protesta e tifozëve të Bajernit që u duartrokit nga ata të Arsenalit

21/10/2015 14:25

Në ndeshjen ndaj Arsenalit në Londër, tifozët e Bajernit të Mynihut hynë në shkallët e stadiumit pesë minuta me vonesë në shenjë proteste për çmimin e lartë të biletave.

Para se të hynte pjesa më e madhe e tifozëve, disa prej tyre e kishin bërë duke shpalosur në sektorin e rezervuar për tifozët miq tre banderola me mbishkrime protestuese ndaj çmimeve të majme të biletave.

“Pa tifozë futbolli nuk vlen asnjë grosh!”, shkruhej në njërën prej tyre.

Në fakt, protestav e bavarezëve gjeti mbështetjen e “rivalëve” të Arsenalit, të cilët duartrokitën dhe u ngritën në këmbë të gjithë në momentin e hyrjes në fushë të tifozëve miq.

Në Angli çmimet e biletave në stadium janë shumë të kripura, madje në disa ndeshje kapin shifra që në Gjermani apo kampionate të tjera të Europës kushton abonimi i gjithë sezonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA