40 mijë asteroide shumë pranë Tokës, shkencëtarët ngrenë alarmin: 2 mijë prej tyre mund të na godasin në vitin…
Google Photos ka më pak se gjysëm viti që ekziston por sapo ka arritur një rekord prej 100 milionë përdorues aktiv në muaj, ka bërë të ditur vetë kompania. Shërbimi i pakufizuar i fotove është një aplikacion i vlefshëm si në iOS, Android por edhe web, dhe u shkëput nga Google + në maj të këtij viti.
Google Photos u përqafua që në fillim për shkak të thjeshtësisë së saj dhe kombinimit me disa karakteristika të konkurrentëve, si Dropbox Carousel, Apple’s iCloud, dhe Flickr, i Yahoo-së, në një shërbim të vetëm.
Të arrish 100 milionë përdorues në vetëm pesë muaj nuk është gjë e lehtë. Pinterest dhe Twitter së bashku iu deshën pesë vjet për të arritur këtë shifër. Madje, edhe vetë Instagram e ka arritur shifrën 100 milionë pas dy vjet e gjysëm përdorimi të tij.
Top Channel