PS, Balla: Basha të japë llogari para se të kërkojë llogari

20/10/2015 14:20

Taulant Balla iu kundërpërgjigj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në lidhje me akuzat e tij ndaj qeverisë për çështjen CEZ. Deputeti i Partisë Socialiste tha se Basha, “para se të kërkojë llogari, duhet të japë vetë llogari para drejtësisë shqiptare”.

“Luli duhet të dalë para drejtësisë për lejet abuzive të ndërtimit. Luli i shiti detin Greqisë, bashkë me Berishën privatizoi CEZ-in në mënyrën më të turpshme të mundshme, e dëbuan kompaninë dhe tani kërkojnë llogari se si e zgjidhi çështjen qeveria. Para se të kërkojë llogari, të japë vetë llogari para drejtësisë për milionat e vjedhura për rrugën Durrës-Kukës”, tha Balla.

Më tej, deputeti socialist tha: “E kuptojmë fare mirë se duke qenë i zhytur vetë, Luli tenton të hedhë baltë mi të tjerët, por askush nuk e merr për bazë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA