Kapshticë, sekuestrohen 204 kg marijuanë

20/10/2015 09:50

204 kg marijuanë janë sekuestruar në doganën e Kapshticës. Pas një kontrolli të policisë në një kamion që shkonte drejt Greqisë janë zbuluar 50 pako me nga 4- 4.5 kg secila.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e kamionit, Edmond Selimi, 46 vjeç nga Tirana.

“Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar, nga Policia Kufitare, në vijën e dytë, (në dalje të Republikës së Shqipërisë), mjetit të tij tip Kamion, me ngjyrë të bardhë, me targa AA 839 HZ, iu gjetën të fshehura dhe sekuestruan me cilësinë e provës 50 pako me lëndë të dyshuar si narkotike mariuanë , të mbështjella me natriban të zi, me një peshë totale prej 204 kg. Secila nga pakot kishte një peshë prej 4 – 4.5 kg”, njofton policia.

Dyshohet se destinacion i marijuanës ishte shtetit grek. Hetimet e mëtejshme i kanë kaluar prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë në akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA