Trafiku i emigrantëve, pranga shtetasit turk në Rinas

17/10/2015 18:10

Policia në aeroportin e Rinasit ka vënë në pranga këtë të shtunë një shtetas turk për tentativë kalimi të paligjshëm të kufirit.

Burime policore pranë aeroportit bëjnë të ditur se, shtetasi turk po tentonte të kalonte ilegalisht një familje me 5 persona.

Familja, edhe ajo turke, do të udhetonte drejt Kosovës e më pas në Gjermani. Burimet saktësojnë se familja kishte paguar 5 mijë euro për këtë udhëtim ilegal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA