“Merimanga nuk është më insekt”/ Shpjegimi në fjalorin e ri të shqipes, gjuhëtarja në ‘Ftesë në 5’: Tashmë quhet grabitqar… OSBE ka nisur në Gjirokastër një fushatë të gjerë kundër dhunës në familje dhe sensibilizimin e viktimave të kësaj dhune që ta denoncojnë atë.
Në ditën e dytë të fushatës, deputetja Olta Xhaçka tha se numri i rasteve të dhunës të denoncuara nga gratë është thuajse i papërfillshëm, çka duhet të ndryshojë.
“9 në 10 gra nuk e denoncojnë dhunën, që do të thotë që edhe ata fëmijë që mund të jenë viktima direkte të dhunës, por edhe filiza të një shembulli të keq, jo vetëm që nuk e denoncojnë por në një mënyrë mund të bashkëjetojnë, të rriten me të”, deklaroi Xhaçka.
Që prej së enjtes në Gjirokastër janë zhvilluar disa aktivitete që kanë përfshirë edhe shkollat e qytetit, pedalim publik kunër dhunës, si dhe informim mbi aspekte të legjislaconit kombëtar dhe ndërkombëtar kundër fenomenit.
Top Channel