“Tirana dhuron”, Veliaj apel qytetarëve për të ndihmuar shtresat në nevojë
16/10/2015 15:30
Në kuadër të nismës “Tirana Dhuron” dhe ditës pa makina, aktivitete këto që do përmbyllen më 19 tetor, ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zhvilloi një takim me organizatat vullnetare.
Ai u bëri një ftesë këtyre të fundit dhe qytetarëve që të mobilizohen për të ndihmuar shtresat në nevojë. “Ju ftoj që këtë javë t’ia kushtojmë ndihmës së bashkëqytetarëve tanë. Njerëz në nevojë, institucionet e foshnjeve, shtëpitë e të moshuarve, qendrat sociale. Do doja që të gjithë të na jepni një dorë. Në përkujtim të Nënë Terezës të shpresojmë që i gjithë qyteti të përfshihet dhe të solidarizohet”, – deklaroi Veliaj.
Top Channel