Shtyhet seanca ndaj gjyqtarit Rasim Doda

16/10/2015 14:20

Është shtyrë seanca e radhës kundër gjyqtarit të Sarandës, Rasim Doda, nën akuzë për korrupsion pasiv. Shkak është bërë mungesa e njërit prej avokatëve të të pandehurit, i cili deklaroi se avokati i tij Vladimir Meçe ishte sëmurë.

Por, ndërsa pritej që në proces të dëgjoheshin dëshmitarët, gjyqtari nën akuzë kërkoi të ishte i pranishëm edhe avokati tjetër i tij, i cili do t’i bëjë pyetje dëshmitarit të thirrur nga Prokuroria. Ra në sy prezenca e prokurorit federal Juncaj, i cili i është bashkuar prej një muaji njësisë antikorrupsion tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Prokurori është mbështetur nga një përkthyese, e cila i shpjegonte gjithçka ndodhi në seancën kundër gjyqtarit që akuzohet se kërkoi lekë në këmbim të një vendimi. Por, ndërsa prezenca e tij nuk ndihmoi që procesi të zhvillohej, të paktën ndikoi që mediat të filmonin deri në fund një seancë gjyqësore, procedurë e cila nuk lejohet të ndiqet nga Gjykata e Krimeve të Rënda, që në proceset e tjera lejon të filmohet vetëm pak çaste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA