Shkodër, simulon grabitjen; përfundon në procedim 31-vjeçari

16/10/2015 17:40

Policia e Shkodrës ka çuar për ndjekje penale një 31-vjeçar nga ky qytet për akuzën e mashtrimit.

Burime policore lokale njoftojnë se, mëngjesin e kësaj të enjteje, i riu është paraqitur në komisariat për të denoncuar një grabitje të kryer ndaj tij.

Ai pretendonte se, sapo kishte dalë nga shtëpia, një person i armatosur, nën kërcënimin e pistoletës i kishte graitur 80 mijë lekë.

Sipas rrëfimit të 31-vjeçarit, ngjarja kishte ndodhur në lagjen Perash, në vendin e quajtur “Isa Boletini”.

Por pas hetimeve, agjentët e policisë kanë zbuluar se nuk ka patur asnjë grabitje, se historia kishte qenë e gjitha një sajesë për të justifikuar para punëdhënësit humbjen e parave në llotot sportive.

Për rrjedhojë, agjentët e kanë dërguar rastin e shtetasit me inicialet E.S në prokurori për procedim në gjendje të lirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA