Patos, gjendet i plagosur në mes të rrugës 41-vjeçari
16/10/2015 19:50
Një person është gjetur i plagosur pasditen e kësaj të premteje në qytetin e Patosit.
Nga të dhënat e fundit mësohet se personi në fjalë është gjetur nga kalimtarë të rastit në lagjen “1 Maji”, të cilët kanë lajmëruar policinë.
Kjo e fundit, përmes veprimeve të para hetimore ka arritur të identifikojë personin në fjalë si shtetasi Edmond Nazëra, 41 vjeç.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes.
Top Channel