Lufta kundër kancerit të gjirit

16/10/2015 14:50

“Shkoni bëni vizita”. Ky është mesazhi që përcolli për të gjitha gratë shqiptare, Terezina Hardhi, e cila e ka fituar betejën e saj me kancerin e gjirit.

Në marshimin rozë kushtuar luftës së kancerit të gjirit, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se dikasteri që ai drejton prej dy vitesh, ka zgjeruar kujdesin për sëmundjet tumorale në gjithë spektrin e tyre, por njëkohësisht pranoi se ende nuk plotësohen të gjitha nevojat.

Në Shqipëri, shkalla e zbulueshmërisë së kancerit të gjirit është e ulët ndaj dhe rastet e mbijetesës janë më të pakta. Nisur nga këto të dhëna, ambasadori Donald Lu solli në vëmendje shifrat nga Shtetet e Bashkuara.

Kanceri është një nga problemet më të mëdha shëndetësore në Shqipëri. Studimi më i fundit i Institutit të Shëndetit Publik tregon se vetëm në një vit shtohen 6000 raste të reja të të prekurve dhe gjithashtu vërehet shtim i rasteve në moshë të re, kryesisht të kancerit të gjirit tek femrat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA