Kurvelesh, sekuestrohen mbi një ton marijuanë

16/10/2015 11:45

Policia ka sekuestruar mbi një ton marijuanë gjatë një operacioni të gjerë të koduar “Llufa”. Sasia e drogës është gjetur në një stan në zonën e Kurveleshit.

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se poseduesit e drogës kanë mundur të largohen në mal, por janë identifikuar dhe operacioni vijon për kapjen e tyre.

Ndërkaq, në drejtorinë e policisë së Gjirokastrës ndodhet dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, drejtori i Përgjithshëm për Krimin e Organizuar e Krimet e Rënda, Ardian Çipa dhe zyrtarë të tjerë të policisë, të cilët zhvillojnë një takim me krerët e policisë së Gjirokastrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA