Grabitje e rreme në Shkodër
16/10/2015 00:00
Policia e Shkodrës ka vënë në ndjekje penale një 31-vjeçar, i cili kishte bërë padi se në mëngjes, sapo kishte dalë nga shtëpia, një person nën kërcënimin e një pistolete i kishte marrë me dhunë 80 mijë lekë në zonën e lagjes Perash, në vendin e quajtur “Isa Boletini”.
Por, pas hetimit, policia ka vendosur ndjekjen në gjendje të lirë të shtetasit Ervin S., për shkak se rezultoi se ndaj tij nuk ka patur asnjë grabitje.
E gjithë historia ishte një sajesë e tij për të justifikuar para punëdhënësit humbjen e parave në llotot sportive.
Top Channel