Gjirokastër, sekuestrohen edhe 2.2 tonë kanabis

16/10/2015 19:00

Njësitë policore të mobilizuara në Gjirokastër kanë zbuluar në orët e pasdites së të premtes edhe 2.2 tonelata kanabis sativa, në kuadër të operacionit “Llufa” të nisur më herët gjatë ditës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave lënda narkotike ka qenë e kultivuar në 4 parcela dhe pas kryerjes së veprimeve hetimore është asgjësuar përmes zjarrit.

Burimet shtojnë se uniformat blu kanë arritur të identifikojnë edhe poseduesit e kanabisit, që janë 4 të rinj nga qarku i Gjirokastrës, të cilët janë shpallur në kërkim.

Konfiskimi i fundit e çon në 3.2 tonelata lëndën narkotike të sekuestruar në kuadër të operacionit “Llufa”, që është mbikëqyrur nga afër nga krerët më të lartë të policisë.

Operacioni nisi në orët e para të mëngjesit dhe sasia e parë prej 1 ton kanabis u zbulua në vendin e quajtur Llufe, në malin e Kurveleshit.

Sasia dërrmuese e lëndës narkotike ishte në formën e boçes dhe në proces tharjeje në një stan të fshatit. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA