Një grup studiuesish rusë ndërtuan një USB, në pamje të parë krejt normale si gjithë të tjerat, por në të vërtetë vrasëse për pajisjet elektronike.
Bëhet fjalë për një prototip të prodhuar nga grupi i studiuesve rusë të njohur si “Dark Purple”. Përmes një video-demostrimi të shpërndarë në internet, ky grup pretendon se USB-ja në fjalë është në gjendje të dërgojë një shkarkesë elektrike prej 220 voltësh në kompjuterin apo televizorin tuaj smart.
Kjo shkarkesë është e mjaftueshme për të djegur paketën elektrike të pajisjes tuaj dhe kjo tregohet edhe në videon në fjalë.
Autorët thonë se USB-ja nuk dëmton ruajtësin e të dhënave (hard disk), i cili mbetet i paprekur, por vetëm paketën elektrike të pajisjes, e cila del komplet jashtë përdorimit.
Synimi i shkencëtarëve rusë është të tregojnë sesa të rrezikshme mund të jenë USB-të nëse nuk i kontrolloni më parë…dhe jo vetëm për viruse.
Top Channel