Protesta e fermerëve, reagon drejtori i Bujqësisë në Korçë
15/10/2015 00:00
Pas protestës së fermerëve për mungesën e tregut dhe hedhjen e prodhimeve bujqësore ka reaguar drejtori i bujqësisë në Korçë, i cili ka deklaruar se në rajonin juglindor nuk ka prodhime të pashitura.
Kreu i bujqësisë Vullnet Gjolla ka sqaruar se për shkak se jemi ende në fazën e parë të mbledhjes së shumë prej prodhimeve vendase nuk ka prodhime të kalbura ose për t’u hedhur ndërsa është ndalur ne shifrat e shitjeve në tregun vendas dhe të huaj.
Sipas Gjollës deri tani, shitjet në treg janë normalisht, nuk ka prodhime të huaja por vetëm shqiptare por çmimet variojnë në bazë të kërkesave të tregut.
Top Channel