Elbasan, makina përplas motorin, një i vdekur

15/10/2015 19:25

Një aksident me pasojë vdekjen e një 33-vjeçari ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Elbasanit. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të zonës së quajtur fusha e Loparit, ku mjeti tip Benz me targa EL6743B ka përplasur motorin në të cilin udhëtonte 33-vjeçari.

Viktima është Gjergji Panxhi, banues në fshatin Valësh, njësia administrative Gjinar. Edhe pse është dërguar menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ai nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra. Dëmtime ka pësuar edhe 53-vjeçari me iniciale B.Sh., drejtues i mjetit tjetër të përfshirë në aksident.
 
Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që do të merret në pyetje rreth rrethanave të ngjarjes. Policia gjithashtu po merr në pyetje edhe dëshmitarë të cilët kanë parë ngjarjen, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Paraprakisht, bëhet e ditur se motori i ka prerë rrugën në mënyrë të papritur makinës, duke e bërë të paevitueshme përplasjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA