Aksion antiduhan, gjobiten 7 subjekte, ISHSH: Tolerancë zero

15/10/2015 18:10

Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror ka gjobitur shtatë subjekte për shkelje të ligjit antiduhan.

Subjektet e gjetura me shkelje janë gjobitur me nga 300 mijë lekë të rinj.

Operacioni antiduhan është shtrirë në ambiente publike në Tiranë dhe Elbasan, ndërkohë që kreu i këtij inspektoriati për kryeqytetin thotë se do të ketë tolerancë zero ndaj shkelësve të ligjit.

ISHSH njofton se aksioni kundër konsumit të duhanit në ambiente publike të mbyllura do të shtrihet në gjithë territorin e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA