Reforma në drejtësi, Fatmir Xhafaj në Top Show

14/10/2015 16:10

Fatmir Xhafaj, kreu i Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi, do të jetë i ftuar mbrëmjen e sotme në Top Show për të folur në lidhje me këtë reformë, por edhe për t’iu përgjigjur akuzave të hedhura në publik nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Kreu i shtetit akuzon për mungesë transparence të punës së Komisionit, njëanshmëri në propozimet për ndryshimet kushtetuese dhe faktit nëse në fund kjo reformë do të jetë gjithpërfshirëse.

Xhafaj do të flasë për mënyrën sesi do të garantohet pavarësia në gjyqësor dhe përjashtimi i politikës, çfarë pritet nga Komisioni i Venecias dhe çfare pret mazhoranca nga opozita? A do të arrijë ndërhyrja në Kushtetutë të marrë 94 votat për votim dhe konsensusin e opozitës, kur kjo e fundit ditë më parë, ka dorëzuar pranë Venecias përmes kryetarit të Kuvendit Meta, opinionin e saj mbi draftin e ekspertëve të nivelit të lartë.

Për të gjitha këto, por dhe për mënyrën sesi do të ndryshojë funksionimi i KLD-së, Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe institucionit të Presidentit, sot në Top Show në orën 22:30 , kryetari i Komisionit Parlamentar të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA