Ndërtimet pa leje në Gjirokastër, përfshihen 515 ndërtime të reja

14/10/2015 14:55

Vetëdeklarimi i ndërtimeve pa leje në pronë shtetërore apo private apo edhe në tokën e vet ka përfshirë këtë shtator në Gjirokastër 515 ndërtime të reja kryesisht në zonat rurale.

Numri i të dy thirrjeve të fundit i kalon 3000 vetëdeklarimet ndërsa kreu i ALUIZNI-t për qarkun, Theodhori Millo bën me dije se ende ka objekte të padeklaruara në të gjithë territorin. Sipas tij ritmi i lartë i emigracionit dhe zona të tëra të zbrazëta nga popullsia kanë ndikuar në këtë proces.

Këtë raund që përfundoi më 30 shtator u pritën vetëdeklarime për banesa dhe objekte të tjera ekonomike të ndërtuara pa leje deri më 30 prill 2014 në tokë shtetërore apo tokë private dhe objektet e fotografuara deri më 28 Qershor 2014 në tokën e vet. Vetëm përgjatë dy viteve të fundit thotë Millo janë dhënë gati 600 certifikata pronësie pas verifikimeve në terren krahasuar me 315 të tilla të dhëna për periudhën 2006-2013.

“Po të shikojmë vetëm këto dy vjet, 2014-2015, në drejtorinë tonë siç janë kanë aplikuar rreth 3.150 objekte përafërsisht”, thotë Theodhori Millo, drejtor i ALUIZNI-t, Gjirokastër.

Që pas amnistisë për ndërtimet pa leje të ndërtuara pas 15 Janarit të vitit 2009 dhe shfuqizimit prej Kuvendit të një neni brenda Kodit Penal lidhur me këto ndërtime ritmi i vetëdeklarimeve ka qenë i lartë megjithatë në të gjithë qarkun mbi 4000 dosje të mbartuara prej viteve të kaluara presin ende verifikimin. Procedurat duken më të lehtësuara për objektet e ndërtuara në tokën e vet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA