Zhvillimi i bujqësisë, Panariti pret ambasadorin Lu

13/10/2015 16:35

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti priti sot në një takim në zyrën e tij amasadorin e Shteteve te Bashkuara, Donald Lu.

Në qendër të bisedimeve ishte zhvillimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, nëpërmjet projekteve të USAID.

Ministri Panariti shprehu kondideratën më të lartë për vëmëndjen dhe mbështetjen që qeveria amerikane ka ofruar për zhvillimin e bujqësisë në vendin tonë dhe e siguroi ambasadorin Lu për angazhimin e qeverisë shqiptare për zbatimin e këtyre projekteve.

Ministri Panariti e njohu zotin Lu me një tablo statistikore të produkteve dhe të eksporteve bujqësore për gjysmën e parë të vitit, duke e vënë theksin tek trendi në rritje i prodhimit në krahasim me një vit më parë.

Në takim u diskutua edhe për situatën e përmbytjeve dhe masat e nevojshme për përballimin e tyre, si dhe për çështje të politikës aktuale.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta