Arsimi profesional, Klosi- Hoffman nënshkruajnë marrëveshjen

13/10/2015 00:00

Orientimi drejt arsimit profesional sipas ministrit të Mirëqënies Blendi Klosi është rruga e duhur për të gjithë të rinjtë shqiptar që kërkojnë tregun e punës europian, por jo vetëm. Në të njëjtën linjë me kryeministrin Rama, Klosi e vlerësoi si rrugë të dështuar emigracionin ilegal të të rinjeve drejt Gjermanisë, duke sugjeruar vëmendje tek profesionet.

“Kemi shembuj konkret në Shqipëri, rruga e emigracionit ilegal është një rrugë e dështuar, rruga nëpërmjet formimit profesional është një rrugë me shanse shumë të mëdha për të ofruar të kualifikuar për tregun shqiptar të punës por dhe për tregun gjerman, apo europian të punësimit”, tha ministri Klosi.

Këto deklarata ministri Klosi i bëri në shkollën profesionale Kamez, pas nënshkrimit të marrëveshjes me ambasadën gjermane dhe GIZ, e cila i jep mundësi të gjithë nxënësve të Qendrës Profesionale në Kamëz të marrin një profesion sipas modelit dhe standardit gjerman.

“Unë do doja që t’u bëja thirrje veçanërisht të rinjve që të investojnë për arsimin dhe formimin e tyre profesional, i cili do t’iu sigurojë atyre më pas një punë të mirë në tregun e punës, një punë të mirëpaguar dhe mbi të gjitha një punë afatgjatë”, tha Hoffman.

Marrëveshja e nënshkruar, i hap rrugën krijimit të rrjetit gjerman të shkollave profesionale në vend, ndërkohë që nxënësit e këtij rrjeti do mund t’i zhvillojnë praktikat mësimore pranë bizneseve gjermane në Shqipëri.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta