Kur uji të rrëmben gjithçka

12/10/2015 19:40

Përmbytjet e njëpasnjëshme në zonën e Fierit kanë zbehur pritshmëritë e banorëve se diçka do të ndryshojë. Ata jetojnë mes frikës e ankthit nga e nesërmja, e cila mund të rrezikojë si pa të keq, jo vetëm shtëpitë e tyre, por edhe jetën e njerëzve të dashur.

“Asnjë ndihmë të vogël, përveçse djersës së ballit. Nuk qenka gjë kjo jetë, qenka jetë gënjeshtare. Jam shumë e streshuar, aq sa nuk e ke idenë. Më duket jetë e vështirë shumë tani”, thotë Hatixhe Hykaj, banore e prekur nga përmbytjet.

Në orët e para të mëngjesit të së dielë,s Hatixheja ndodhej në banëse së bashku me bashkëshortin e saj të paralizuar  dhe me mbesën 18-vjeçare, e cila tregon minutat e frikës e të përballjes me vërshimin e ujit të përroit.

“Fle në darkë shumë mirë e bukur dhe ngrihesh në mëngjes çdo gjë të shkatërruar totalisht. Kemi frikë sepse gjithçka është shkatërruar”, thotë Pranvera Hykaj.

Deri më tani, ato shprehen se askush nuk ka ardhur për të përllogaritur dëmet materiale të cilat janë të konsiderueshme.

Banorët e kësaj zone, pas ngjarjes së të dielës, kanë frikë të vënë gjumë në sy. Fëmijë e të rritur e kanë përjetuar keqas natën e përmbytjes, e cila tanimë është kthyr në një “Déjà vu” për ta.

“Kemi frikë sa një Zot e di. Do vdesim të tërë brenda”, thotë Zaide Buda, një tjetër banore e prekur nga përmbytjet.

Uji, i cili u fut krejt papritmas në banesat e kësaj zone, bëri që banorët të shpëtonin shumë pak nga gjërat materiale. Blerina tregon me lot në sy pamjet e natës së shkuar, ku uji i rrëmbyeshëm për pak po i merrte të birin 13 vjeç, Joanin.

“Çunin e mori vala e ujit. Kam parë tim bir dhe kam kërkuar ndihmë”, rrëfen Blerina Hykaj.

Blerina eshte mamaja e 3 femijeve, dhe e ka te veshtire te perballoj jetesen. Permbytjet e njepasnjeshme te cilat cdo vit me ardhjen e stines se dimrit e reshjet e dendura te shiut , ndodhin ne kete zone, e kane derrmuar kete familje si financiarisht ashtu edhe psikologjikisht.

“Këtu kemi frikë sepse shtëpia vetëm dy metra mban. Kemi shumë frikë. Nuk dimë ku të shkojmë. Rrimë gjithë natën pa gjumë. Është një tmerr i paparë”, shton Blerina.

Megjithëse kanë kaluar rreth 24 orë, sërish shihet frikë në sytë e banorëve fierakë që s’duan të mbeten në qiell të hapur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA