Konflikt për pyllin e gështenjave, vritet 58-vjeçari; në kërkim dy të rinj

12/10/2015 10:25

Një 58-vjeçar është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Selitë të Kurbinit. Informacionet paraprake të policisë së Lezhës bëjnë me dije se ka mbetur i vrarë Ndrec Prendi.

Ngjarja ka ndodhur në një pyll të Selitës. Sipas burimeve zyrtare, dyshohet se motivi i vrasjes është i pronësisë.

Viktima ka pasur konflikte me një bashkëfshatarin e tij për shfrytëzimin e pemëve të gështenjave.

Ndërkaq, policia e Lezhës bën të ditur se janë identifikuar autorët e vrasjes. Ata janë Indrit Ndoci, 29 vjeç dhe Xhoana Ndoci, 24 vjeçe. Po punohet për kapjen e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA