Është çelur në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan viti i ri akademik. Në ceremoninë e hapjes mori pjesë zv/ministrja Nora Malaj.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Malaj tha: “Ndodhemi në një vit të rëndësishëm pasi gjendemi në vitin e parë pas miratimit të ligjit për arsimin e lartë. Jemi në një moment ku më shumë se kurrë po luftohet sistemi korruptiv në çdo shfaqje të tij në sistemin universitar”.
Malaj nuk la pa përmendur edhe luftën ndaj informalitetit.
“Të gjithë duhet të kuptoni rëndësinë e kuponit tatimor. Raporti i shërbimit me ofertë-kërkesën duhet të jetë i dokumentuar dhe tatuar për t’i dhënë fund informalitetit”, deklaroi Malaj.
Zv/ministrja bëri gjithashtu apel për integrimin edhe të studentëve me aftësi të kufizuara apo të atyre nga shtresa të ndryshme sociale.
Top Channel