Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri
Pas dhjetë vitesh pa akademi, sot çeli siparin edhe Akademia e Sigurisë. I pranishëm në ditën e parë të nisjes së studimeve, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se qeveria ishte angazhuar për rikthimin e arsimit të lartë për punonjësit e policisë.
“Ne morëm angazhim që do të rikthejmë Akademinë e Policisë, pra arsimimin e lartë për punonjësit e Policisë, për nivelin e parë hetues dhe sot nisim klasën e parë të Fakultetit të Policisë. Nga njëra anë kemi kursin bazë që ndihmon për futjen e të rinjve në Policinë e Shtetit, nga ana tjetër kemi institucionin e lartë që nga sot hedh themelet për të pasur një nivel të konsoliduar të oficerëve të Policisë së Shtetit”, tha ministri Tahiri.
Ministri i Brendshëm tha se institucioni do të funksionojë nëpërmjet binjakëzimit me institucione analoge të vendeve të BE-së, për ta bërë mësimin një prioritet, që “sjell produkte kundër informalitetit, paligjshmërisë dhe kundër krimit”.
Top Channel