Ja si arriti kombëtarja e Shqipërisë në finalet e një Europiani

11/10/2015 00:00

Kombëtarja shqiptare i nisi këto eliminatore me fitoren surprizë, 0-1 në Portugali falë një supergoli të Bekim Balës. Një tre pikësh ky që përveç se i renditi kuqezinjtë në vendin e parë, hapi më shumë oreksin e tifozëve shqiptar për ndeshjet e ardhshme.

Sfidën e dytë kuqezinjtë e luajtën në Elbasan Arena, një impjant i ri ky që u inagurua përballë Danimarkës. 12 mijë tifozët shqiptarë u mërzitën në fund pas barazimit 1-1, ndërkohë që stafi teknik dhe të gjithë futbollistët ishin të kënaqur për atë pikë të marrë ndaj një kundërshtari, i cili pas shortit shihej si një ndër skuadrat favorite.

Serbia ishte sfidanti ynë i radhës, një ndeshje që e cila u luajt deri në minutën e 41 për shkak të dhunimit të futbollistëve tanë nga huliganët serb. Shqipërisë dhe shqiptarëve iu desh të prisnin rreth 10 muaj që gjykata e arbitrazhit sportive të vendoste drejtësinë në vend dhe ti jepte kuqezinjve 3 pikët e mohuara në Beograd.

Barazimi 1-1 në Francë, fitorja në minutat e fundit me Armeninë, triumfi ndaj gjelave të Deshamps në Elbasan Arena dhe sigurisht loja e treguar ndaj këtyre dy kundërshtarëve bënë që e gjithë shqiptaria të fliste tashmë vetëm për finalet e Euro 2016 dhe të hamendësonin për kundërshtarët e Europianit.

Por barazimi pa gola në Danimarkë na e uli pak hovin e imagjinatës. Kjo u bë akoma më e shpejtë kur Portugalia dhe Serbia na mundën 0-1 dhe 0-2 në minutat e fundit në “Elbasan Arena”.

Tashmë shansi i fundit i kombëtares kishte mbetur Jerevani, sfida me Armeninë e fundit në grup. Disa ndryshime në formacion dhe sigurisht motivimi i duhur bënë që kuqezinjtë e këtij brezi dhe sigurisht Giani De Biasi të fitorjnë 0-3 dhe të hapin një epoke të re në historinë e futbollit shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA