Kapshticë, sekuestrohen 9.2 kg hashash
08/10/2015 14:45
9.2 kg hashash ka sekuestruar policia kufitare e Kapshticës në një automjet që po udhëtonte drejt Greqisë. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është arrestuar Arben Golloshi, 37 vjeç, nga Patosi.
Gjatë kontrollit në automjetin e Golloshit, tip “Opel Vectra”, në brendësi të bagazhit janë gjetur tetë pako të mbështjella me natriban transparent dhe të zi. Hetimi i ka kaluar prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, për veprën penale të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Top Channel