Të paktën 13 persona raportohet të jenë vrarë në një seri sulmesh ajrore që goditën një dasmë në një qytet të kontrolluar nga rebelët në Jemen.
Sulmi ndodhi në Sanban, rreth 100 kilometra në jug-lindje të kryeqytetit Sana. Ende nuk është e qartë se kush është pas sulmit, por një koalicion i udhëhequr nga sauditët kryen prej ditësh operacione ajrore kundër rebelëve të etnisë houthi.
Muajin e kaluar, një sulm ajror ndaj një tjetër dasme në afërsi të portit të detit të Kuq, në Moça, ku humbën jetën 130 persona. Atëherë koalicioni saudit mohoi përfshirjen e tij në atë sulm.
Në incidentin e fundit thuhet se është goditur sërish një dasmë, ajo e organizuar nga një liter tribal, i njohur si mbështetës i rebelëve houthi. Të paktën 25 persona të tjerë raportohet të kenë mbëtur të plagosur.
Janë rreth 5 mijë personat, përfshirë këtu 2.355 civilë, që janë vrarë në sulmet ajrore dhe ato tokësore të nisura në fund të marsit, kur luftëtarët dhe disa njësi ushtarake detyruan presidentin e njohur ndërkombëtarisht të largohej nga vendi.
Rreth 21 milionë persona, ose 80 për qind e popullsisë së Jemenit, kërkojnë ndihmë humanitare, ndërsa 1.5 milion të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Rebelët myslimanë shiitë, të njohur ndryshe si houthi, mbështesin forcat besnike ndaj presidentit të mëparshëm Ali Abdullah Saleh, i cili po në mars u detyrua të mërgonte.
Top Channel