Gjykata rrëzon kërkesën e deputetit Prenga
08/10/2015 14:15
Gjykata ka rrëzuar këtë të enjte kërkesën e deputetit Armando Prenga për ndryshimin e masës së sigurisë në ngarkim të tij.
Prenga kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë më të lehtë, por ajo nuk është pranuar nga trupi gjykues.
Deputeti i Partisë Socialiste akuzohet për plagosje dhe armëmbajtje pa leje, në lidhje me ngjarjen e ndodhur muajin e kaluar në Kurbin për lagunën e Patokut.
Top Channel