“Fast”, pranga shpërndarësit me 16 doza heroinë

08/10/2015 08:20

Agjentë të policisë së Lushnjes kanë finalizuar gjatë orëve të natës mes së mërkurës dhe së enjtes operacionin “Fast”, kundër shpërndarjes së drogës.

Burime policore lokale bëjnë me dije se janë sekuestruar 16 doza heroine dhe se ka rënë në pranga poseduesi i tyre, shtetasi Paris Kurti, 23 vjeç.

Burimet shtojnë se kanë nisur koordinimin me prokurorinë e rrethit për të proceduar më tej rastin që ka në qendër të riun, që akuzohet për posedim dhe shpërndarje narkotikësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA