Veliaj prezanton projektin për Pazarin e Ri të Tiranës

07/10/2015 10:55

Brenda 6 muajve, Pazari i Ri në Tiranë do të ofrojë një tjetër imazh. Bashkia e Tiranës ka inaguruar fillimin e punimeve, çka pritet ta shndërrojnë Pazarin e Ri në zonën më të madhe të biznesit dhe më të frekuentuarën në kryeqytet. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj tha se kjo zonë biznesi do të marrë dhe një emërtim të ri.

“Do të kujdesem bashkë me stafin e bashkisë që të sjellim një standard të ri të bërjes së punëve publike dhe një standard të ri të kompozimit jo vetëm të pjesës së pazarit dhe të pjesës shtesë që është një bashkëfinancim i qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës, nënkalimi, parkingu dhe një zonë pedonale në Pazarin e Ri, për ta kthyer në një zonë atraktive”, tha Veliaj.

Për projektin e Pazarit të Ri, Bashkia e Tiranës do të financojë rreth 1 milion dollarë, ndërsa Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit vë në dispozicion 3 milionë dollarë.
 
“Ky pazar dhe ky investim do të bëhen shtysë e mëtejshme e zhvillimit të Tiranës. Kjo do të jetë zona e biznesit më të madhe që kemi bërë deri tani dhe fondacioni për këtë arsye ka angazhuar 3 milionë dollarë për këtë projekt. Bizneset e këtij pazari mund të vendosin bashkë me fondacionin dhe Bashkinë e Tiranës se në çfarë rejtimi duhet të shkojë pazari”, tha Michael Granoff, nga Fondi i Zhvillimit Amerikan. 

Pazari i Ri i Tiranës nuk është i ri, theksoi kryetari Veliaj, pasi është ndërtuar që në vitet ’30. Por, tanimë do të bëhet i ri dhe 1 milion dollarë që bashkia e Tiranës po investon nuk janë para’, por 1 milion mundësi për qytetin dhe banorët e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA