Qindra tifozë kalojnë pikën e Morinës

07/10/2015 19:10

Qindra tifozë nga Kosova kaluan pikën e kalimit kufitar të Morinës gjatë të gjithë ditës së  mërkurë për të përkrahur të kombëtarës shqiptare në “Elbasan Arena”, ku do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Serbi.

Ata shprehen optimistë në fitoren e kombëtares, ndërsa mbështetja me tifozë nga Kosova sipas tyre është e madhe. Si gjithmonë edhe në këtë ndeshje nuk do të mungojë përkrahja e grupit të tifozëve që njihjen si Plisat, që i kanë siguruar biletat nëpërmjet Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërsa një pjesë e tifozave nuk kanë bileta, por do të jenë në Elbasan në mbështetje të kombëtares.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA