Dy vëllezër shqiptarë me banim në Londër dhe një bashkëpuntor i tyre britanik, janë gjetur fajtorë për pengmarrjen 10-orëshe të një 15-vjeçari.
Arber Syla, 21 vjec dhe Liljan Syla, së bashku me bashkëpuntorin e tyre Delston Galloway, 21 vjeç pas tre javësh gjyq, u paralajmëruan nga gjykatësi i “Snaresbrook Crown Court” të përgatiten për dënime të gjata.
Vendimi për masën e dënimit do të lexohet më 27 Nëntor.
Të tre autorët e këtij krimi e futën me forcë në makinë duke e marrë peng 15-vjeçarin pasi besonin se ai ishte pjesë e një grupi gangsterësh rivalë.
Ngjarja ndodhi më 7 prill 2015 rreth orës 08:00 teksa viktima ishte duke pritur autobusin që do ta çonte në shkollë.
Dy shqiptarët dhe britaniku dolën nga makina duke e rrëmbyer viktimën e më pas janë larguar me shpejtësi.
15-vjeçari brenda në makinë është goditur disa here e më pas u dërgua në një shtëpi ku u mbajt peng për plot 10 orë, ku e pyesnin nëse ai i përkiste një grupi rival.
Viktima do të lirohej pasi e kuptuan se kishin marrë peng një person të gabuar.
Mediat lokale në lindje të Londrës ku ndodhi perngmarrja, shkruajnë se vëllezërit Syla ishin kthyer në tmerrin e banorëve të një pallati shumëkatësh ku ata banonin me adresë “Aldriche Way, Highams Park”.
Top Channel