Klosi: Arsimi profesional, i mangët nëse nuk fokusohet tek zanatet

07/10/2015 10:20

Arsimi profesional duhet të fokusohet edhe tek profesionet që po harrohen në Shqipëri si ajo e përpunimit të drurit apo gurit. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi është shprehur, gjatë firmosjes së një marrëveshje me PNUD, se arsimi profesional do të jetë i mangët nëse nuk fokusohet në këto aspekte.

“Ti kushtohet vëmendje profesioneve që po harrohen në Shqipëri, kemi profesione me të cilat jemi krenuar, kanë qënë simbole të Shqipërisë qoftë në rajon dhe më gjerë, si përpunimi i drurit, apo gurit. Punonjës që kanë karrierë familjare në këtë histori janë drejt shuarjes, për të mos folur për zanatet e zejtarisë. Arsimi jonë profesional do të jetë i mangët nëse nuk fokusohet në këto aspekte që kanë të bëjnë drejt për drejtë me zanate që po harrohen në Shqipëri dhe që ne kemi një traditë të spikatur”, u shpreh ministri Klosi.

Ai shtoi më tej se arsimi profesional duhet të fokusohet edhe në kërkesat e tregut. Edukimi i specializuar tha ai, nuk duhet të jetë i përgjithshëm, por të jetë pranë tregut të punës dhe zyrave të biznesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA