Gerd Muller, ish-futbollisti i kombëtares gjermane, vuan nga Alzheimer-i. Lajmin e bëri të ditur Bayern Munchen, nëpërmjet një komunikate zyrtare.
“Fatkeqësisht, Gerd Muller ka shumë kohë i sëmurë dhe po ndiqet nga disa specialistë”, lexohet në komunikatën e klubit bavarez, pjesë e të cilit ka qenë Muller, një nga golashënuesit më të mirë të historisë së futbollit.
69-vjeçari ka shënuar në karrierën e tij 533 gola me Bayern Munchen dhe 68 me kombëtaren. Ai ka fituar Botërorin, Europianin dhe 13 tituj kampion në Gjermani.
“Gerd Muller është një nga futbollistët më të mëdhenj që ka parë bota. Pa golat e tij, as Bayern Munchen dhe as kombëtarja gjermane nuk do të ishin ato që janë sot”, tha Karl-Heinz Rummenigge, presidenti i kampionëve të Gjermanisë.
Top Channel