Capello: Mourinho i “djeg” futbollistët e tij

06/10/2015 11:35

Fabio Capello shfaqet disi kritik ndaj kolegut të tij, Jose Mourinho. Ish-trajneri i Juventusit, Romës e Realit të Madridit deklaroi se tekniku portugez i “djeg” shumë shpejt futbollistët e tij dhe kjo bën që ciklet e tij si trajner në një skuadër të zgjasin shumë pak.

“Mourinho është një trajner shumë i mirë, por ai pas një viti e gjysmë i konsumon lojtarët e tij. Futbollistët pas kësaj kohe nuk janë më në gjendje fizikisht si dhe psikologjikisht që të bëjnë paraqitjen që ai dëshiron. Ciklet e Mourinhos zgjasin pak a shumë 18 muaj”, tha Capello.

Ndërkaq, problemet për Mourinhon nuk kanë të përfunduar. Orët e fundit, Federata Angleze e Futbollit ka hapur një hetim për trajnerin portugez për shkak të deklaratës së tij kundër arbitrit të ndeshjes që Chelsea zhvilloi me Southempton, të humbur 1-3, vendimi për të cilin do të merret në 8 tetor.

Ata që i dalin në mbrojtje teknikut portugez janë drejtuesit e Chelsea, të cilët nëpërmjet një komunikate për shtyp bënë të ditur mbështetjen e plotë kundrejt teknikut 52-vjeçar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA