Supermakina humbet kontrollin, 26 të plagosur në Maltë (Video)
05/10/2015 12:25
Më shumë se 20 persona janë plagosur rëndë pasi një milioner britanik humbi kontrollin e makinës së tij 1 milionë dollarëshe në një garë rally në Maltë.
Paul Bailey po ecte me shpejtësi me Porsche Spyder, kur makina rrëshkiti dhe u përplas me barrierat dhe spektatorët anës rrugës.
5 nga 26 të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën, përfshirë një vajzë 6-vjeçare.
Një dëshmitar tha për ‘Times of Malta’: “Makina humbi kontrollin kur rrota e pasme preku në një pjesë me bar. U përplas direkt te spektatorët”.
Top Channel