Panariti takim me fermerët: Pajisja me NIPT nuk ju ngarkon detyrim tatimor

05/10/2015 12:50

Fermerët që pajisen me numër identifikimi nuk ngarkohen me detyrim tatimor, për vlerën deri në 5 milionë lekë, është shprehur ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

Ministri është takuar me fermerët në Lushnje për çështjen e formalizimit të aktivitetit të tyre Ai tha se fermerët që pajisen me NIPT përfitojnë mbështetje me fonde shtetëore dhe nga BE.

“Pajisja me numër identifikimi nuk i ngarkon me detyrim tatimor, për vlerën deri në 5 mln lekë. Ata fermerë që pajisen me NIPT përfitojnë mbështetje me fonde shtetërore dhe nga BE”, është shprehur ministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA