Kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta inauguruan përfundimin e rikontruksionit të shkollës së mesme të bashkuar në Farkë, i nisur dy muaj më parë.
“Ne vertetë sot bëjmë një shkollë, por presim diçka në shkëmbim. Ajo që unë pres si kryetar i Bashkisë dhe ajo që pret Ilir Meta si kryetar i Kuvendit dhe të gjithë ata që investuan, është që ju të jeni më të mirët dhe të jeni krenaria e Bashkisë së Tiranës, me rezultate nga ato që na bëjnë të gjithëve të ndihemi krenarë”, tha Veliaj.
“Ju uroj suksese dhe mbarësi në këtë vit të ri shkollor dhe jam i bindur se ky ambient, kjo shkollë, këto kushte të reja, të standardeve më të larta europiane do të jenë një nxitje për të gjithë ju për të mësuar dhe për të qënë në garë me njëri-tjetrin, gjithmonë për të marrë 10-ta”, tha kreu i Kuvendit, Ilir Meta.
Investimin në këtë shkollë, kryebashkiaku Veliaj e vlerësoi si shembullin më të mirë të fryteve që po sjell reforma territoriale. Veliaj tha se për disa që e kundërshtuan thanë ne nuk duam të bëjmë një bashki më të madhe, sepse zona si Farka, zonat e tjera rurale nuk do marrin shërbime. Kanë kaluar vetëm dy muaj dhe kjo zonë ka pasur vëmendjen më të madhe sa nuk e ka pasur kurrë në 20 vitet që kanë kaluar!
Top Channel