Lezhë, sekuestrohen 375 kg duhan kontrabandë; 19 të proceduar

05/10/2015 13:30

Agjentë të anti-krimit financiar në Drejtorinë e Policisë së Lezhës kanë ekzekutuar operacionin e koduar “Mërkuri i Bardhë”, përmes të cilit kanë konfiskuar një sasi të konsiderueshme duhani kontrabandë.

Në një njoftim për shtyp thuhet se, operacioni është organizuar pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative.

Konkretisht, autoritetet policore kanë ndaluar 3 automjete me 19 persona në bord, të cilët po transportonin:

375 kg duhan të grirë, 200 steka me cigare me filtër me mbishkrimin “Grand”, 130 qese me filtra cigareje, 30 pako letër cigareje, si dhe 60 qese duhani me etiketat “Tarabosh” dhe “Samson”.

Në njoftimin zyrtar thuhet më tej se, pas operacionit ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 19 shtetasit e arrestuar, të gjithë nga qarku i Shkodrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA