Akuzohet për shpërdorim detyre, arrest shtëpie për ish-kryekomunarin e Velipojës
05/10/2015 14:20
Gjykata e Shkodrës ka vendosur arrest shtëpie për ish-kryekomunarin e Velipojës, Nikollë Marku. Këtë të hënë është mbajtur seanca edhe për 8 ish zyrtarë.
Ish-kryekomunari i Velipojës dhe ish zyrtarët e tjerë akuzohen për shpërdorim detyre. Ata u vunë në pranga më 2 tetor për dhënie të lejeve të ndërtimit në kundërshtim me ligjin.
Burime zyrtare nga organi i akuzës bëjnë me dije se nga hetimi ka rezultuar se këta persona, në disa mbledhje të KRRT-së së Velipojës, në vitin 2010 kanë dhënë leje në favor të një subjekti të vetëm ndërtues.
Të arrestuarit e tjerë janë: Marrash Keçi, Dile Ndoka, Lekë Simoni, Filip Kërcunga, Enver Kotorri, Gëzim Sala, Emiljan Dashi dhe Gjovalin Brengaj.
Top Channel