Edhe pse kryesoi për më shumë se 70 minuta, Reali nuk ka mundur të marrë 3 pikë në derbin ndaj Atletico-s.
Benzema shënoi pas vetëm 9 minutave lojë, ndërsa Atletico i pati të gjitha mundësitë për të barazuar në pjesën e parë. Në minutën e 23, francezi Griezmann gaboi nga pika e penalltisë.
Pjesa e parë u mbyll në favor të Realit, madje rezultati 0-1 mbeti në fuqi deri në minutën e 83, kur Vietto shënoi për Atletico-n, duke e barazuar rezultatin në 1-1, i cili ishte edhe përfundimtari për këtë ndeshje.
Me këtë pikë të marrë në derbi, Reali shkon në 15 pikë në vendin e tretë, ndërsa Barcelona renditet e katërt, po me 15 pikë, por me golavarazh më të dobët.
Pas 7 ndeshjeve të para, La Liga udhëhiqet nga Villareal me 16 pikë, ndërsa Celta e dyta me 15 pikë.
Top Channel