Panariti: Formalizimi, shtegu i vetëm për fermerët

03/10/2015 17:30

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, nga Korça është ndalur tek sfida e formalizimit të fermerëve, e cila sipas tij është një standard i detyrueshëm.

Teksa ka marrë pjesë në panairin e vjeshtës, ministri Panariti e ka konsideruar formalizimin si shtegun e vetëm për përfitimin e mbështetjes nga skemat e fondeve të ndryshme.

Ai ka deklaruar se, tashmë nga Ministria e Bujqësisë dhe drejtoritë rajonale përkatëse janë përmbushur të gjitha procedurat e nevojshme për fermerët, ndërsa ka hedhur poshtë çdo hipotezë se kjo mund t’i dëmtojë ata.

Më tej ministri Panariti ka vlerësuar prodhimin vendas, ndërsa e ka konsideruar rajonin juglindor si motorin e drejtimit që duhet ndjekur në gjithë vendin sa i takon larmisë së prodhimeve bujqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA