Një nga bosët më të mëdhenj dhe më të kërkuar të drogës në Kolumbi është vrarë në sulmet ajrore të qeverisë.
Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos tha se Viktor Navarro, i njohur edhe si “Megateo”, vdiq pas sulmeve nga ajri në një zonë malore në rajonin e Catatumbo.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin ofruar një shpërblim prej 5 milionë dollarë për kapjen e tij.
Navarro ishte edhe udhëheqës i një fraksioni të grupit majtist guerile EPL, që është shpërbërë 16 vjet më parë, por Navarro besohet se e ka përdorur grupin për trafikimin e kokainës për të siguruar armë. Në një intervistë rreth një vit më parë, ai mohoi se ishte një trafikant droge, por pranoi se kishte mbledhur “një taksë mbi kokainë”, në mënyrë që të “të financonte luftën”.
Top Channel