Federata serbe provokon sërish, ndeshjet e Kupës luhen në Kosovë
03/10/2015 00:00
Sovraniteti i Kosovës duket se do të sfidohet edhe në sport. Fituesi aktual i Kupës së Serbisë, Çukariçki, mbrojtjen e trofeut do ta nisë në Kosovë, raporton portali kosovar “Koha”.
Ky ekip do të luajë ndeshjen me Mokra Gorën në Zubin Potok në territorin e Kosovës.
Kjo ndeshje, sikurse edhe të tjerat që luhen në Serbi, do të zhvillohet më 28 tetor duke perfshirë klube të serbëve të Kosovës.
Federata serbe vazhdon ta konsiderojë Kosovën pjesë të Serbisë duke organizuar ndeshje në territorin kosovar.
Top Channel