Korça me bilanc negativ me lindjet/ Raporti i INSTAT, në gjysmën e qarqeve ka më shumë vdekje. Tirana motori demografik Pas publikimit në njërin prej reportazheve të përjavshme të ciklit “Shqipëria Tjetër” të një familje me probleme të shumta ekonomike në fshatin Rabije të zonës së Luftinjës , një komunitet shqiptarësh në Amerikë ka reaguar duke nisur mbledhjen e fondeve në ndihmë të saj.
Iniciativa është nisur fillimisht në rrjetet sociale nga familja Kalbaj, duke u shpërndarë më pas kudo. Në pak kohë, mëse 30 shqiptarë me banim në Shtetet e Bashkuara, por edhe një donatore e huaj që jeton në këtë vend kanë bërë të mundur mbledhjen e një shifre të konsiderueshme parash përmes donacioneve të ndryshme, si edhe veshmbathje e produkte të shumta ushqimore.
Ndihmat i janë dërguar familjes Memlikaj të përbërë nga 10 persona nga të cilet 8 janë fëmijë. Kjo familje jeton në një fshat të largët, i cili ndodhet mes zones së Memaliajt, Mallakastrës, Beratit etj.
Top Channel