Red Bull: Ferrari po luan me ne

29/09/2015 11:50

Nervozizmi te Red Bulli për shkak të gjetjes së furnizuesit me motorë për vitin 2016 është rritur ndjeshëm. Javët e fundit në media është folur shumë për bashkëpunimin e plotë mes kësaj skuadre dhe Ferrarit. Por, sipas motorsport.com, “Kokëkuqja” ka bërë një hap prapa në vendimin e saj, duke bërë të ditur se do të funizojë Red Bullin me motorë të këtij viti, duke ngjallur pakënaqësi te drejtuesit e Red Bullit, të cilët kërcënuan sërish me largim nga Formula 1 nëse nuk arrijnë të sigurojnë motor kompetitiv.

“Ferrari po luan me ne, por ne nuk dëshirojmë që kjo lojë të zgjasë shumë. Ideja për të braktisur Formulën 1 po merr gjithnjë e më shumë formë. Nuk është e drejtë që të kemi motorë specifikë të vitit 2015, në një kohë kur Sauber dhe Haas F1 do të kenë motorë të vitit 2016”, tha Helmut Marko.

Komentet e Markos erdhën menjëherë pas deklaratës së Christian Horner, i cili pranoi se planet për gjetjen e një furnizuesi të ri motorësh janë në një gjendje kritike.

“Situata aktuale është shumë e vështirë sepse në këtë moment nuk kemi ende një motor. Jemi shumë vonë. Për Toro Rosson situata është akoma më kritike”, deklaroi Horner.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA